Mbrëmja e 31 Dhjetorit u kthye në një tragjedi për familjen Gjeta në Kurbin, pas gjetën djalin e tyrë të mitur të vrarë nga një plumb qorr në taracën e shtëpisë.
Me anë të një statusi në Facebook gazetari dhe njëkohësisht një i afërm I kushëriri i 16-vjecarit të vrarë, Gjergj Marku shkruan se Klejdi ishte gëzimi i familjes dhe se nuk duhej te ishte bërë kurban i festimeve absurde.
Poastimi i Plotë
KLEJDI,
nuk duhej te ishte kurban i festimeve absurde ne KURBIN
Klejdi Gjeta, 16 vjecari qe nderroi jete naten e nderrimit te viteve ne Kurbin, pikerisht prej marrezise qe manifestohet nga disa persona ne Kurbin duke “peruruar” Festen e madhe te nderrimit te Moteve me kallashnikove, nuk e meritonte kete fund.
Dhe prej faktit se familja e tij ka hequr jo pak taksirate. Nuk di si ta ngushelloj babain e tij Ndrecen, nje person aq i dashur dhe punetor (kusheri imi), qe me jete te ndershme ne kufinjte ekstreme te mbijeteses, ia kishte dale te perballonte edhe fatkeqesite dhe jo pak probleme qe e kane ndjekur familjen e madhe te tij prej vitesh.
Klejdi ishte gezimi i familjes, i shuar padrejtesisht mbi çatine e shpise kur te gjithe e prisnin ne sofren e Festes, ndersa e gjeten lart ne tarrace ne “Sofren e vdekjes” te goditur nga ndonje plumb qorr, sipas gjasave, qe derdheshin pa adrese gjithandej Kurbinit.
Kur dreqin do zeme mend si shqiptare, per te mos iu drejtuar armeve edhe per festa!
(M.Q/Faxweb)