Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës pak minuta më parë.
Nga të shtënat me armë ka ngelur një person i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.Policia ndodhet në vendngjarje.
DETAJE:
Informacion paraprak Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. (J.V/Faxweb)