Pak minuta më parë gjykata Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë vendimin e saj për katër deputetët e VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Albin Kurti u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 6 muaj burgim për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, (1 vit e gjashtë muaj dënimi unik).
Albulena Haxhiu u dënua me 1 vit e 2 muaj dhe 4 muaj (dënimi unik 1 vit e 3 muaj).
Donika Kadaj –Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj dënim unik.
Faton Topalli me 1 vit për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 3 muaj për pengim, (dënimi unik: 1 vit e 2 muaj).
Të gjitha këto dënime janë me kusht, në rast se për 2 vite deputetët e VV’së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale.
Asnjëri prej të dënuarve nuk ndodhen në sallë të gjykatës gjatë shpalljes së aktgjykimit. (J.V/Faxweb)