Këngëtarja Tuna tashmë prej më shumë se disa muajsh është bërë nënë. Mesa duket Tuna ka vendosur që t’ja kushtojë të gjithë vëmendjen djalit të saj pasi prej kohësh nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri muzikor.
Tuna është shumë aktive në rrjetet sociale e kryesisht në Instagram, ku bën postime nga më të ndryshmet e që shumica kanë të bëjnë me djalin e saj.
Me anë të një postimi në instastory ajo ka publikuar disa iedo të vogla ku duket se po argëtohet me djalin e saj, për të cilin e ka kthyer shtëpinë në një kënd lojrash. (M.Q/Faxweb)