Prokurorja Arta Marku ka bërë së fundmi lëvizjen e rradhës. Në kabinetin e saj ka emëruar Prokurorin Besnik Cani, si këshilltar të afërt. Ky emërim është bërë sot zyrtar dhe pritet që të ketë edhe ndryshime të tjera brenda Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorive të Rretheve.
Por çfarë lidhje kanë dy prokurorët Arta Marku dhe Besnik Cani?
Arta Marku dhe Besnik Cani kanë punuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Që prej vitit 2002 Arta Marku u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në vitin 2016.
Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.
Po kështu edhe Besnik Cani ka punuar në Prokurorinë e Shkodrës që nga viti 2012 deri në 2014. Pas një pune prej 2 vitesh e 3 muaj si Kreu i Prokurorisë në Shkodër ai u transferua në Elbasan. Pra Besnik Cani prej dy vitesh ka qenë shefi Arta Markut në Shkodër. Ashtu edhe siç duket Arta Marku ost ka marrë pas vetes sot në Prokurorinë e Përgjithshme Besnik Canin. (J.V/Faxweb)