21:06 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A do jetë 2018-a viti i drejtësisë?

09:53 | 05/01/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do jetë 2018-a viti i drejtësisë?

Nga Mimoza Koçiu

Viti që lamë pas ka qenë si kurrë më parë i ngjeshur me zhvillime politike që nga përplasjet, flirtet, konfliktet, fitoret e dështimet, marrëveshjet publike e pas kuintave, deri tek zbulimet e forta mbi raste të denoncuara herët, por të pakonsideruara me vullnet të qartë politik, si rasti i ish-ministrit të Brendshëm, i deputetëve me rekorde të dyshimta kriminale, apo edhe tonelatat e drogës, transporti i të cilave nga Shqipëria drejt fqinjëve ka vijuar kokëfortësisht, përkundër strategjive e përbetimeve qeveritare se denoncimi i tyre e njollos imazhin e Shqipërisë në botë.

E pavarësisht nga problematikat e spikatura, për herë të parë Shqipërisë iu dha një mesazh i qartë shprese nga Brukseli, se pranverën e 2018-ës, nëse tregon vullnet në zbatimin e reformës në drejtësi e luftën kundër krimit e korrupsionit, do t’i hapen negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Përtej situatës së vështirë ku ndodhet vetë Bashkimi Europian, me Brexit-in e shtrirjen e ndikimit të Rusisë e Turqisë në rajonin ballkanik, në kushtet kur Brukseli ka humbur vëmendjen ndaj vendeve, që i ka lënë prej vitesh në pritje pas derës së tij, në rastin e Shqipërisë, çelësi që do sigurojë hapjen e asaj dere, do jenë pikërisht rezultatet e para që do japë zbatimi i reformës në drejtësi.

Diplomatët amerikanë dhe ata të BE në Tiranë, ia kanë dalë pas një sprove 2-vjeçare, ta fusin procesin në shinat e duhura.

Me shumë durim dhe me mënyra jo gjithnjë “ortodokse”, e kanë çuar procesin përpara, duke ia dalë të zhbllokojnë ngërçin e krijuar me Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), organi që prej muajit prill të vitit të kaluar nuk ngrihej, pasi në mënyrë të çuditshme, e me sehirin e pozitës e opozitës, nuk arrinte të identifikonte një kandidaturë nga shoqëria civile, ai grup shoqëror, të cilin e kemi parë të protestojë disa herë për ecurinë e ngadaltë të ngritjes së organeve të vetingut, gjatë dy viteve të fundit.

Dukshëm, zhbllokimi i procesit me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme është meritë e qartë e diplomatëve në Tiranë, të cilët pas kuintave ushtruan presionin e duhur. Nuk është rastësi që pas kësaj zgjidhjeje ndërkombëtare, ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), tashmë është vetëm çështje kohe. Është KLP organi që i hap rrugë ngritjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e posaçme Hetimore, e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pasi KLP emëron prokurorët e posaçëm, por edhe vetë drejtuesin e BKH.

Nga mënyra se si u përzgjodh kryeprokurorja e përkohshme, shenjat janë se edhe drejtuesit e anëtarët e SPAK do kenë të njëjtën “vëmendje të posaçme” të misioneve të BE e SHBA, të cilat me ligj do monitorojnë punën e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, në varësi të saj, të paktën për dy vjet.

Pra, i hapet rruga hetimit nga SPAK, e asistuar nga ekspertë ndërkombëtarë në terren, i çdo vepre penale apo korrupsioni, janë 40 të tilla të parashikuara në ligj, që nga drejtuesit më të lartë në vend, Presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat, gjyqtarët kushtetues, vetë prokurori i përgjithshëm, kryetarët e bashkive e deri tek të gjithë të zgjedhurit e tjerë, qendrorë a vendorë në institucionet e pavarura publike, të krijuara me ligj a me Kushtetutë.

Pra, tashmë duket se këtë proces e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët, të cilët i kanë kryer të paramenduara këto lëvizje nxitëse, duke bërë edhe paralajmërimet e hapura sipas rastit, siç ishte ai për arrestimin e peshqve të mëdhenj nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Që ky proces duhet parë me pritshmëri të larta, e dëshmon edhe mungesa e entuziazmit edhe e mazhorancës, edhe e opozitës për këtë arritje të rëndësishme të reformës në drejtësi, falë së cilës u bë premtimi nga Brukseli. E duket se në 2018-ën, të gjitha gjasat janë, që përveç politikanëve as engjëj e as misionarë, shahistë apo amatorë, të shohim në rrjetë peshqit e mëdhenj abuzues, shumëngjyrësh.

 

Etiketa: A do jetë 2018-aviti i drejtësisë
Pas

ZBULOHET LIDHJA, Arta Marku merr në punë ish-shefin e saj në Shkodër

Para

E zbulon Rexhep Qosja: Saimir Tahirit po i shkelen egër të drejtat e njeriut

Para
E zbulon Rexhep Qosja: Saimir Tahirit po i shkelen egër të drejtat e njeriut

E zbulon Rexhep Qosja: Saimir Tahirit po i shkelen egër të drejtat e njeriut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

OKB mirëpret planet për një raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë

Gonzato: Reformë zgjedhore deri në 2026, të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

Trajnim me forcat amerikane, Presidentja pret ushtrinë e Kosovës në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.