13:03 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeministri nuk është Babagjysh, kjo ndodh vetëm në një katund si Shqipëria

10:07 | 05/01/2018
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri nuk është Babagjysh, kjo ndodh vetëm në një katund si Shqipëria

Nga Ergys Mërtiri

Ndërsa erdhi në pushtet duke pretenduar se do të hapë 300 mijë vende pune, Rama e ka filluar mandatin e dytë i veshur si babagjysh, duke e përdorur administratën publike si thes dhuratash për hallexhinj anonimë të përdorur në spektakle mediatike, ku ai pozon si një bamirës i madh.

Shqiptarët u bënë dëshmitarë të një punësimi live në TV, në emisionin “E diela shqiptare”, të një vajze rome të paragjykuar për shkaqe racore.

Nën kostumin e babagjyshit, Kryeministri i ofroi vajzës si dhuratë për vitin e ri, postin e këshilltares së ministres për çështjet sociale.

Natyrisht, gjithçka ka qenë një skenar i parapërgatitur, ndonëse aktorët u hoqën sikur gjërat rrodhën spontanisht, por përtej kësaj, ngjarja ishte një nga shfaqjet më banale që tregon ironikisht sesi shpërdorohen njëherësh media, pushteti dhe njerëzillëku.

Pikës së pari, përdorimi i hallleve private të njerëzve, për spektakël mediatik, shto këtu edhe për publicitet qeveritar, është gjëja më e shëmtuar që mund të bëjë media dhe qeveria, në partneritet të pamoralshëm me njëri-tjetrin.

Ta detyrosh njeriun të hapë barkun dhe të tregojë hallet e veta përpara të gjithë njerëzve, si një kusht për t’i ofruar disa mundësi që, në fakt, e ke për detyrë t’ia ofrosh, është diçka e shëmtuar. Ta përdorësh këtë si marketing për qeverinë, është akoma më keq dhe natyrisht e kundërt me humanitetin e ekzpozuar.

Bamirësia është ajo që bëhet fshehtas, e shtyrë prej ndjeshmërisë dhe solidaritetit njerëzor ndaj njeriut që vuan, jo në televizor, për trukim publicitar të imazhit të shëmtuar nga një mijë e një të zeza që u punon njerëzve nëpërmjet pushtetit.

Së dyti, Kryeministri nuk është babagjysh, nuk zgjidhet për të realizuar dëshira njerëzish apo për të zgjidhur hallet individuale të tyre, por për të menaxhuar problemet e vendit në tërësi.

Meqë jemi tek punësimi, Rama duhet të paktën të kish hapur disa nga ato 300 mijë vendet e reja të punës dhe jo, t’i gjejë punë individëve të caktuar.

Kryeministri përgjigjet për hapje venesh pune, jo thjesht për emërime në administratë. Kjo e dyta është vetëm abuzim me pushtetin, i konsumuar hapur para kamerave.

Së treti, emrërime të tilla vetëm sa tregojnë se në ç’gjendje qesharake është shteti.

Parimisht, emërimi i një punonjësi, në një post të tillë, aspak të parëndësishëm, duhet të kërkonte disa kritere paraprake si dhe zbatimin e disa procedurave.

Në asnjë shtet normal, kryeministri nuk mund të ofrojë kaq spontanisht një post të lartë në ministri, pa parë mirë kriteret, aftësitë profesionale të personit, si dhe shumë detaje që kanë të bëjnë me natyrën e punës dhe rekrutimit.

Minimalisht, një sjellje e përgjegjshme prej funksionari do të kërkonte që të zhvillohej një konkurs, ku fituesi të emërohej në bazë të meritokracisë, dhe jo mbi bazë të trazimeve emocionale fotoskenike të kryeministrit, që përlotej para kamerave, teksa dëgjonte rrëfimin prekës të “kandidates”.

Ky është një lajm i keq për çdo njeri që dëshiron të jetojë në këtë vend, duke punuar me djersë, me shpresën se mund të ketë një karrierë normale që mund t’i ofrojë frytet e punës dhe aftësive të tij.

Fakti që gjërat bëhen kaq qesim, është vetëm një tregues se këtu nuk ka shtet.

Shteti është vetëm një instrument i vullnetit apo tekave të një personi të vetëm.

Kemi të bëjmë me një kryeministër që qeveris si babagjysh duke e konsideruar shtetin si slitën e tij, ku ka kompetencë të plotë të heqë e verë drerët sipas qefit, ndërsa të mirat e pushtetit i konsideron si dhurata që ua shpërndan fëmijëve në shenjë bamirësie.

Në një vend normal, nëse një kryeministër do të vepronte kështu, do të masakrohej nga opinioni, i cili nuk ka mundësi të tolerojë një shpërdorim të tillë të detyrës.

Kjo mund të ndodhë vetëm në një “katund” të tillë si Shqipëria (siç vetë Rama ka qef ta quajë vendin ku sundon), ku mbretëron një kryeministër i tillë.

Vini re: Titulli është redaksional*

Pas

I prerë Bushati: Rama i fitoi zgjedhjet nga lidhja me kriminelët

Para

“Shikojini me kujdes këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë shqiptarë”, deklarata e fortë e kolonelit italian

Para
“Shikojini me kujdes këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë shqiptarë”, deklarata e fortë e kolonelit italian

"Shikojini me kujdes këto fytyra, mbajini mend këta hajdutë shqiptarë”, deklarata e fortë e kolonelit italian

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.