Për punësimet në administratë ka pasur përherë akuza në lidhje me varësitë e politikës. Së fundi një denoncim është bërë në lidhje me punësimet në burgun e Reçit.
Në një mesazh të dërguar te ish-kryeministri Berisha thuhet se Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi kanë dërguar listat e mbështetësve të tyre për ti punësuar në këtë institucion.
MESAZHI I BERISHËS:
Ketij i thone konkurs me lista deputetesh!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji “interviste” e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve.
Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni.Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.
Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh. Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.”
(E.K/FAXWEB)