Japonezët janë të njohur për inteligjencën e tyre, shëndetin e fortë, mirësjelljen dhe mirëqenien.
Por pse ky komb është aq unik dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës? Me sa duket e kemi gjetur përgjigjen:
Ata kanë një sistem edukimi mjaft të veçantë!
Metodika para dijes
Në shkollat japoneze, nxënësit nuk kryejnë asnjë provim derisa të arrijnë në klasën e katërt (mosha 10 vjeçare). Ata thjesht bëjnë teste të vogla.
Besohet se qëllimi i edukimit për 3 vitet e para të shkollës nuk është të gjykojë njohurinë ose të nxënit e fëmijës, por të nxisë sjellje të mira dhe të zhvillojë karakterin e tyre.
Fëmijët mësohen që të respektojnë njerëzit e tjerë dhe të jenë të butë ndaj kafshëve dhe natyrës. Ata gjithashtu mësojnë se si të jenë bujarë, të dhembshur dhe të përulur. Përveç kësaj, fëmijëve u mësohen cilësi të forta si kurajo, vetëkontroll dhe drejtësi.
Viti akademik fillon në 1 prill
Ndërkohë që shumica e shkollave dhe universiteteve në botë fillojnë vitin e tyre akademik në shtator apo tetor, në Japoni është prilli që shënon fillimin e kalendarit akademik dhe të biznesit.
Dita e parë e shkollës shpesh përputhet me një nga fenomenet më të bukura natyrore – koha e lulëzimit të qershisë. Viti akademik ndahet në 3 tremujorë: 1 prill – 20 korrik, 1 shtator – 26 dhjetor dhe 7 janar – 25 mars.
Studentët japonezë marrin 6 javë pushime gjatë verës. Ata gjithashtu kanë dy javë pushime në dimër dhe pranverë.
Shumica e shkollave japoneze nuk punësojnë roje ose kujdestarë. Nxënësit pastrojnë vetë edhe shkollën.
Në shkollat japoneze, nxënësit duhet të pastrojnë klasat, kafeteritë, mensat dhe madje edhe tualetet të gjitha vetë. Kur pastrojnë, nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe detyrat e caktuara rrotullohen tek secili gjatë gjithë vitit.
Sistemi arsimor japonez beson se duke i kërkuar nxënësve të pastrojnë ambjentin vetë, kjo gjë i mëson ata që të punojnë si një ekip dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Përveç kësaj, duke shpenzuar kohë duke u përpjekur, për të pastruar, larë dhe fshirë, i bën fëmijët të respektojnë punën e tyre dhe punën e të tjerëve.
Në shkollat japoneze, dreka ofrohet në një menu të standardizuar dhe hahet në klasë
Sistemi arsimor japonez bën çmos për tu siguruar që nxënësit të hanë ushqime të shëndetshme dhe të balancuara.
Në shkollat fillore dhe të mesme publike, dreka për nxënësit gatuhet sipas një menuje të standardizuar të zhvilluar jo vetëm nga kuzhinierë të kualifikuar, por edhe nga profesionistë të kujdesit shëndetësor.
Të gjithë shokët e klasës hanë në klasën e tyre bashkë me mësuesin. Kjo ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mësues-nxënës.
Mësimi pas orarit në shkollë është shumë i përhapur në Japoni
Për të hyrë në një shkollë të mesme të mirë, shumica e nxënësve japonezë hyjnë në një shkollë përgatitore ose marrin pjesë në mësimet private pas orarit të shkollës.
Klasat në këto shkolla kryejnë mësimin në mbrëmje. Të shohësh grupet e fëmijëve të vegjël që kthehen nga kurset e tyre jashtëmësimore në mbrëmjes është e zakonshme në Japoni.
Nxënësit japonezë kanë një ditë 8-orëshe të shkollës, por pavarësisht nga ajo, ata studiojnë edhe gjatë pushimeve dhe gjatë fundjavave. Nuk është çudi që nxënësit në këtë vend pothuajse kurrë nuk përsërisin klasën në shkollën fillore apo të mesme.
Përveç lëndëve tradicionale, studentët japonezë gjithashtu mësojnë kaligrafi dhe poezi japoneze
Kaligrafia japoneze, ose Shodo, përfshin zhytjen e një furçë bambu në ngjyrë dhe duke e përdorur atë të shkruash hieroglife në letër orizi.
Për japonezët, Shodo është një art që nuk është më pak popullor sesa piktura tradicionale. Haiku, nga ana tjetër, është një formë e poezisë që përdor shprehje të thjeshta për të përcjellë emocione të thella për lexuesit.
Të dyja klasat u mësojnë fëmijëve të respektojnë kulturën e tyre dhe traditat shekullore.
Pothuajse të gjithë nxënësit duhet të veshin një uniformë shkollore
Pothuajse të gjitha shkollat e mesme kërkojnë që nxënësit e tyre të veshin uniformat e shkollës. Ndërsa disa shkolla kanë veshjen e tyre, uniforma tradicionale e shkollës japoneze përbëhet nga një stil ushtarak për djemtë dhe një veshje marinare për vajzat.
Politika e uniformës synon të heqë barrierat shoqërore midis nxënësve dhe t’i bëjë ato të përfshihen në një gjendje pune. Përveç kësaj, veshja e uniformës së shkollës ndihmon për të nxitur ndjenjën e bashkësisë mes fëmijëve.
Shkalla e ndjekjes së shkollës në Japoni është rreth 99.99%
Ndoshta të gjithë ne kemi përtuar për të shkuar në shkollë të paktën një herë në jetën tonë. Megjithatë, nxënësit japonezë nuk i lënë pas dore mësimet, as nuk vijnë vonë për në shkollë.
Për më tepër, rreth 91% e nxënësve në Japoni raportojnë se ata kurrë, ose vetëm në disa klasa, nuk e injoruan atë që u mësoi pedagogu.
Sa vende të tjera mund të mburren me statistika të tilla? Ne në Shqipëri të paktën jo.
Një test i vetëm vendos për të ardhmen e nxënësve
Në fund të shkollës së mesme, nxënësit japonezë duhet të kryejnë një provim shumë të rëndësishëm që vendos për të ardhmen e tyre. Një nxënës mund të zgjedhë një kolegj, në të cilin ai dëshiron që të shkojë dhe ky kolegj ka një nivel pikësh të caktuar.
Nëse një student nuk e arrin atë nivel, ndoshta nuk do të shkojë në kolegj. Konkursi është shumë i vështirë – vetëm 76% e maturantëve e vazhdojnë shkollimin pas shkollës së mesme.
Nuk është çudi që periudha e përgatitjes për hyrje në institucionet e arsimit të lartë është mbiquajtur ‘provimi i ferrit’.
Vitet e kolegjit janë pjesa më e bukur në jetën e një japonezi
Pasi kaluan nëpër “provimin e ferrit”, studentët japonezë zakonisht marrin një pushim të vogël.
Në këtë vend, periudha e kolegjit konsiderohet shpesh si vitet më të mira të jetës së një personi. Ndonjëherë, japonezët e quajnë këtë periudhë një “pushim” para se të punojnë. Konica.al