Për sa i përket punimeve që po bëhën së fundmi në Kalanë e Tiranës, Geri Ermiri, editor i blogut Amfora.al është shprehur se po përdoren elemëntë të betonit të cilat nuk lejohen nga IMK.
“Ne analizuam se çfarë po ndodhte në Kalanë e Tiranës. U vu re përdorimi i elementëve të betonit. Është berë një shtresë me beton të cilat nuk lejohen. Tek porta hyrëse është ndërhyrë në monument. Kemi bërë një monitorim disamujor. Institucionet shtetërore duhet të mbrojnë monumentet. Media nuk është fokusuar tek situata se çfarë po ndodh në terren. Pasojat që ka patur janë të shumta janë vendosur ndriçues, shrtesa betoni të cilat janë në kundërshtim me ligjin”
I pyetur nëse kanë vënë në dijeni institucionet shtetërore Ervini është përgjigjur i kanë vënë në dijeni keni vënë në dijeni instutin për zbatimin në terren të projektit, por skemi marrë përgjigje.
“Ministria e Kulturës, vonon për të kthyer në përgjigje. Nuk na përgjigjen institucionet, megjithëse specialistet e tyrë e kanë për detyrë të kthejnë përgjigje. I jemi drejtuar IMK dhe na kanë dhënë një përgjigje siperfaqësore. Insitiutucionet përkatëse çalojnë në punë e tyre. Nuk përputhet miratimi i projektit me zbatimin e projektit në terren.”
Me anë të një vëzhgimi disamujorë Ermiri është shprehur se më rëndësi është që të mbikqyret puna që që realizohet dhe jo dokumentat zyrtare që janë miratuar.
“Nga puna jonë problem qendron tek institucionet shtetërore që nuk reagojnë dhe jo tek puna. Ndërtohet natën, problem është mungesa e arkeologëve, që janë palë me privatin. Këta janë ndërtues jo arkeologe
Me rëndësi është sensibiliteti i banorëve të Tiranës. Nëse do mbetemi tek niveli i dokumenteve zyrtare është mirë, por ballafaqimi me relitetin me vërtetimin e fakteve si po veprohet është ndryshe. “ u shpreh Ermiri. (M.Q/Faxweb)