‘Fax News‘ raporton se Policia shqiptare dhe ajo italiane po ndjekin një gomone në det pasi dyshohet për transport droge. Ndjekja e gomones ka filluar që nga ora 16:00. Gomonia me dy motorë të fuqishëm dhe dy persona në bord.
Dy personat në bord nuk i janë bindur thirrjes së policisë. Gomonia ka kalur në ujërat italiane. Aktualisht gomonia po ndiqet nga Guardia Di Finanza në jug të Italisë pasi policia shqiptare nuk ka arritur ta ndalojë.
(B.H/Faxweb)