Disa muaj më parë dasma e tyre ishte në qendër të mediave, kjo për arsye të ceremonisë dhë të ftuarve Vip që ishin të pranishëm.
E gjithë dasma mesa duket paska qenë për t’u shijuar, por jo për t’u zyrtarizuar lidhja e tyre me martesë. Besnik Qaka dhe partnerja e tij Lolita Begolli nuk janë shpallur akoma burrë dhe grua.
I ftuar në emsionin “Rudina” në televizionin “Klan”, këngëtari i NRG Band u pyet nga moderatorja Rudina Magjistari nëse Lolita tashmë mbante mbiemrin Qaka. “Akoma jo, por do ta mbajë për pak. Nuk e kemi bërë akoma celebrimin, por do ta bëjmë shumë shpejt!”-u shpreh këngëtari, i cili së shpejti do të bëhet edhe babai i një vajze, pasi Lolita është 6-muajshe shtatzënë. (M.Q/Faxweb)