15:02 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndjekja në det e gomones së dyshuar me drogë, Policia jep detajet

20:48 | 05/01/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndjekja në det e gomones së dyshuar me drogë, Policia jep detajet

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin për kapjen e gomosnes së dyshuar se transportonte lëndë narkotike.

Sipas policisë sapo është poikasur gomonia duke lëvizur me shpejtësi menjëherë në ndjekie të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonje gji bregdetar, në ujrat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëviste me shpejtësi në drejtim të
Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekie të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Eshtë kërkuar ndihma e anijës “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së

Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë.

Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA-së, i cili ka ndjekur në ujrat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëviste me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekies së helikopterit.

Nga deti vijonte ndjekja nga anija “Oriku” dhe tre mjete lundrues të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë.

Në veprim është futur menjëherë edhe GdF-ja në Shqipëri e Itali.

Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonje gji bregdetar, në ujrat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga GdF.

Gjithashtu është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze.

Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh.

Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Bristan”, midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako.

Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: droge-policia-detajet
Pas

Ish portieri i kombëtares bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Para

Moti i keq në SHBA, shkakton viktima, pritet ulje tempraturash

Para
Moti i keq në SHBA, shkakton viktima, pritet ulje tempraturash

Moti i keq në SHBA, shkakton viktima, pritet ulje tempraturash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.