Edhe pse mund të tingëllojë një emër aspak iu dëgjuar për sportdashësit, emri i tij ka bërë bujë jo për shkak se është një futbollist që aktivizohet në një prej ligave më të forta të botës, por sepse është futbollisti më I pasur në botë.
Bëhejt fjalë për 19-vjeçarin e rezervave të Lesterit, Faiq Bolkaih. Bolkiah, i cili thuhet të jetë në radarin e Wolves që luan në Championship, anësori dinamik është një nga trashëgimtarët e Sulltanit të Bruneit i cili ka një pasuri marramendëse prej rreth 15 miliardë euro.
Babai i tij, Jefri Bolkiah, vëllai i një prej manjatëve të naftës, dhe kjo e bën Faiq një pjesëtar të familjes mbretërore. Por kjo nuk e ka ndalur Faiq për të hequr dorë nga jeta luksoze, dhe ai është i lumtur të luajë për rezervat e Leicester.
Le t’iu prezantojmë lojtarin që nuk ka nevojë të punojë për të fituar bukën e gojës, shkruan The Sun.
Pasi luajti te AFC Neëbury kur ishte fëmijë, Faiq nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Southampton në 2009.
Ai nuk arriti të bindte trajnerët t’i ofronin një kontratë më afatgjate dhe shkoi të provohej tek Arsenal në 2013, duke luajtur për Topçinjtë në Lion City Cup të 2013.
Chelsea u vu në dijeni të cilësisë së tij dhe i ofroi një kontratë dyvjeçare në 2014. Por ai u largua nga Stamford Bridge në dhjetor të 2015 për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me Leicester.
Ai është kapiteni i Bruneit, ku ka luajtur 9 herë dhe ka shënuar një gol.
Ai ka lindur në Los Angeles, kështu që mund të kishte përfaqësuar Amerikën, por zgjodhi origjinën e tij. Edhe babai i tij është një karakter i veçantë. Ai njihet si “playboy” i familjes mbretërore.
Jefri thuhet të jetojë një jetë tepër luksoze, ku thuhet të ketë shpenzuar rreth 10-15 miliardë euro në 15 vitet e fundit. Ai thuhet të ketë pasur 2,300 makina në pronësinë e tij ndër vite, duke përfshirë Benley, Ferrari dhe Rolls-Royce.
Gjithsesi krenaria e tij është jahti me emrin “Tits”. Ai thuhet t’i ketë ofruar 15 mln euro Michael Jackson për një koncert privat për 50-vjetorin e tij.
Por Faiq kërkon të shmangë jetën e pasur dhe të bëhet një futbollist.
(B.H/Faxweb)