14:08 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Taulant Balla e nis me autokritikë: Shokë e shoqe, s’jemi aty ku duhet!

10:16 | 06/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllet mbledhja në Kryesi e socialistëve, po Rama pse mungoi?! Vendimi që u mor

Ka nisur punimet Asambleja e Socialistëve ku pritet të bëhet analiza e 100 ditëve të para të qeverisjes. Punimet janë hapur nga Taulant Balla, që është njëherësh edhe sekretar në këtë parti.

Balla e ka nisur me një autokritikë sa i përket ecurisë së organizmit të Partisë, sidomos edhe sa i përket angazhimit të grave dhe vajzave në nivele drejtuese. 

“Të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Partia është ura lidhëse mes Kuvendit dhe qeverisjes.

Nuk jemi aspak ku duhet në lidhje me organizmin e Partisë. Shokë dhe shoqe deri në muajin nëntor ne kemi përmbyllur në 90 % zgjedhjet në pjesën organizative të vendit”, u shpreh mes të tjerash Balla.

Në mbledhjen në vijim pritet që të behët edhe bilanci i 100 ditëve të para të qeverisjes. Po ashtu një zhvillim tjetër që kanë njoftuar socialistët është edhe vendosja e prioriteteve për këtë vit të ri që sapo ka nisur.

Një tjetër pikë që do të diskutohet është edhe struktura e re e bashkëqeverisjes me qytetarët. Për këtë do të ketë një raportim të Koordinatores Kombëtare për Bashkëqeverisje, Elisa Spiropali, e cila zëvendësoi Saimir Tahirin në këtë detyrë.

Po ashtu ka zëra se në mbledhjen e sotme sekretariati ekzekutiv do të pësojë ndryshime. Pritet të ketë emërtime të reja të sekretarëve, duke ndryshuar dhe funksionin e tyre, ndërsa nuk priten ndryshime të emrave aktualë.

Aktualisht 8 sekretarët e PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir beqaj, dhe Taulant Balla, i cili prej muajsh mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Në media kjo është cilësuar edhe si ”prerje kokash”. 

(E.K/Faxweb) 

 

Etiketa: ballataulant balla
Pas

Pa nisur akoma asambleja, Rama provokon mediat: Mirëmëngjes Kazan!

Para

Ylli Dylgjeri ironizon Rexhep Qosen: Mjekra të është zbardhur, por po të nxihet fytyra

Para
Ylli Dylgjeri ironizon Rexhep Qosen: Mjekra të është zbardhur, por po të nxihet fytyra

Ylli Dylgjeri ironizon Rexhep Qosen: Mjekra të është zbardhur, por po të nxihet fytyra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.