Dy shqiptarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen të kenë vrarë një shtetase marokene.
Sipas Fax News mësohet se bëhet fjalë për Agim Hajnidaj 51 vjeç dhe nipin e tij Lisand Ruzhdija.
Trupi i marokenes Kadija Bensheik, 46 vjeç u gjet i copëtuar dhe i fshehur në pyll.
Sipas hetuesve gruaja i njihte dy të dyshuarit, dhe njëri prej tyre bashkëjetonte me një shtetase tjetër marokene.
Dy shqiptarët akuzohen për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit.
(F.M/Faxweb)