Pas zjarrit që ra paraditen e sotme në Katedralen e Korçës, ka ardhur reagimi i parë nga Mitropolia e këtij qyteti.
Në një deklaratë për mediat, Mitropolia bën me dije se nga zjarri nuk ka dëme të mëdha, por vetëm nxirje të mureve.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se zjarri në Katedrale ka rënë për shkak të disa qirinjve të ndezur.
Mitropolia shton se “Ringjallja e Krishtit” nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz. (F.G/Faxweb)