00:15 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Albin Kurti u thotë ambasadorëve se Gjykata Speciale po shfuqizohet me urdhër nga Ramush Haradinaj

17:09 | 06/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Albin Kurti u thotë ambasadorëve se Gjykata Speciale po shfuqizohet me urdhër nga Ramush Haradinaj

Kandidati për kryetarë i Vetvendosjes, Albin Kurti priti ambasadorët e Britanisë dhe Francës për të diskutuar  për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.

Ai u ka deklaruar atyre se Gjykata Speciale do të shfuqizohet përmes një projektligji që do të sponsorizohet nga Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinajn.

 Vetëvendosje nuk u ka dhënë përgjigje të qartë nëse do të votojë pro apo kundër, por vetëm kanë thënë se do të përcjellin me vëmendje procesin. Ambasadorët, ndërkaq, kanë thënë se nuk do të shkojnë në pushime për t’i përcjellë zhvillimet lidhur me Specialen.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Dje pasdite, në selinë qendrore në Prishtinë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kandidati për kryetar, Albin Kurti, me nënkryetaren, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Ruairí O’Connell, kurse me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, priti ambasadorin e Francës, z. Didier Chabert.

Në këto takime u diskutuar për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Të dy ambasadorët shprehën brengosjen e tyre të thellë për këtë mundësi.

Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend.

Përfaqësuesit e Lëvizjes thanë që VETËVENDOSJE! do ta përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe se Kryesia me Grupin Parlamentar do t’i diskutojnë të gjitha elementet për ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur.

Të dy ambasadorët treguan që gjatë muajit janar nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë. (M.Q/Faxweb)

Etiketa: albin kurtivetvendosja
Pas

Shkarkohen tre drejtorë rajonalë të AKU-së

Para

“Do ta vras po më tradhëtoi”, Carla Bruni shokon me deklaratën për Sarkozy

Para
“Do ta vras po më tradhëtoi”, Carla Bruni shokon me deklaratën për Sarkozy

“Do ta vras po më tradhëtoi”, Carla Bruni shokon me deklaratën për Sarkozy

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.