Dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke ndihmuar një shttetas algjerian të kalonte kufirin. Sipas Fax News ngjarja ndodhi në Gjirokastër.
Mësohet se nga specialistët e seksionit për hetimin e trafiqeve në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër. L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë” janë kapur duke trasportuar me automjetin tip Benz me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç.
Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 Eurosh. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme Gjirokastër.
(F.M/Faxweb)