Enca është e vetmja këngëtare shqiptare që mban titullin e mbretëreshës në Instagram për numrin e madh të njerëzve që e ndjekin.
Ajo mori famë ndërkombëtare në vetëm pak kohë, me disa hite të saj dhe lidhi kontratë me shtëpinë e madhe diskografike “Universal”.
I gjithë ky sukses mesa duket do të bjerë në heshtje.
Kjo pasi Enca do t’I futet botës së aktrimit.
“Do të aktroj së shpejti dhe jam shumë e emocionuar”,- shkruan këngëtarja në një foto që ka publikuar.
Mos vallë Enca do të heqë dorë nga muzika, apo do të bëjë thjesht një pauzë?!
Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë këngëtarja.
(F.M/Faxweb)