I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, këtë javë ka qenë Robert Aliaj.
Puntata e radhës u zhvilluar në Bruksel, ku Roberti foli për jetën e tij në atë vend.
Përsa i përket artit në Shqipëri, Berti u shpreh se është i paqenë dhe se nuk ka një kritikë arti që të sistemonte vlerat e tij në Shqipëri.
Më pas moderatorja Rudina Dembacaj kaloi në një tjetër rubrikë.
“Je në një udhëtim, në mes të detit apo oqeanit dhe anija po fundoset dhe duhet me patjetër të hedhësh njërin nga këto dy personat që do të them.”
Ndër shumë të tjerë ishte dhe dyshja Mihrije Braha dhe Albërie Hadërgjonaj.
“Kush është Mihrija, nuk e njoh. Mihrijen se njoh po Hadërgjonajn do e hidhja kështu, me patjetër!”
“Pse, nuk të pëlqen Hadërgjonaj?”- e pyeti Rudina.
“I kam inat tallavaistet. I kam neveri të gjitha.”
Roberti dhe Albëria janë konfliktuar shumë shpesh me njëri-tjetrin. Madje edhe në vitin 2015, në finale e”Dance ëuth me”, kur Albëria u shpall fituese Roberti thoshte vazhdimisht: “Poshtë tallavaja!”
(F.M/Faxweb)