Të gjithë kanë dëgjuar të flitet për të, por pak e dinë kuptimin e vërtetë.
Është keqinterpretuar shpesh si një manual erotik dhe që fjalë për fjalë do të thotë “Proverba mbi dashurinë” dhe në të vërtetë është një nga shkrimet më të rëndësishme të poezisë së shkruar në sanskritisht.
Imazhe të Kama Sutrës janë gjithashtu të gdhendura në Tempullin e Khajuraho-s në Indi.
Rregulla e 8-ës
Është shkruar rreth shekullit të I dhe VI nga dikush që quhej Vatsyayana, i cili shkruante dhe mblidhte vepra e shkrime të ndryshme të cilat kishin qenë më parë gojëdhëna. Shkrimet e tij përmbajnë 64 pozicione seksuale ose të njohura ndryshe si 64 arte. Ai mendonte se kishte vetëm 8 mënyra për të bërë dashuri dhe të shumëzuara me 8 pozicione, bëheshin një total prej 64. Tekstet e përshkruajnë të bërit dashuri si diçka hyjnore. Çuditërisht, vetëm 20% e librit flet për pozicione seksuale edhe pse u bë i njohur vetëm për këtë.
Kama Sutra Katalanase
Të kërkosh pozicione të reja nuk është një mani e kohëve moderne, por as e vendeve orientale. Në Mesjetë gjithashtu kishte mjaft interes për këtë çeshtje. Speculum al foder është një tekst katalanas i shekullit të XV, i cili i dedikohet posaçërisht pozicioneve seksuale. Përkthehet si “Pasqyra e Coitus” dhe është një manual joshjeje dhe higjiene dhe përshkruan me fjalë (jo me foto) mënyrën dhe pozicionet seksuale, të cilat më pas do të shkruheshin serish gjatë periudhës së Rilindjes nga Marcantonio Raimondi dhe do të titullohej “Mënyrat” ose “16 pozicionet”.
Pozicione antike
Pozicionet seksuale kanë qenë të pikturuara dhe njohura që në antikitetin grek në shekullin V. kjo pikturë quhej Varias Concubitis Genera dhe shprehte 9 pozicione të Coitos dhe ishte e preferuar e Perandorit Tiberio, të cilën e kishte vendosur edhe në dhomën e gjumit.
Pse quhet pozicioni i misionarit
Sipas antropologut Bronislaw Malinowski (1884- 1942) ky pozicion seksual u quajt kështu në vitin 1700 nga aborigjenët (australianët e hershëm) të ishullit Trobiran, i cili ndodhej në Gunienë e Re. Ky pozicion praktikohej nga misionarët të cilët zbarkonin në ishull dhe kryenin marrëdhënie me vajzat. Indigjenët, pra banorët vendas, pasi panë këtë pozicion të ri, vendosën ta quajnë kështu. Ata vetë, tradicionalisht praktikonin pozicionin ferma e përkulur dhe mashkulli pas, i cili e kishte origjinën nga kafshët. Një tjetër version është ai se vendasit e vendosën këtë pozicion për arsye fetare, pra, sipas tyre, ky pozicion “ballë për ballë” përforconte marrëdhënien monogame.