Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka nisur intensifikimin e luftës ndaj duhanpirjes në ambientet publike.
Sipas Manastirliut fundjava ka qenë intensive për inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor me kontrolle kudo e në çdo kohë për zbatimin e ligjit antiduhan në ambjente të mbyllura.
“Trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor vetem ne 1 dite kreu 886 inspektime në orë të ndryshme të ditës dhe të mbrëmjes ne te gjithe vendin dhe mori 12 masa administrative me 30 mije leke te reja secila, ndaj shkelësve të ligjit.” Shkruan Manastirliu në faqen e saj zyrtare në Facebook. (M.Q/Faxweb)