France Gall, këngëtarja franceze më famë botërorë që arriti kulmin në vitet 1960 është ndarë sot nga jeta pas një beteje disa vjeçare me sëmundjen e kancerit.
Këngëtarja franceze France Gall ka vdekur në moshën 70 vjeçare mëngjesin e sotëm në Paris. Përfaqësuesi i Gall konfirmoi lajmin në një deklaratë, duke thënë se këngëtarja vdiq pas një ndërlikimi të shkaktuar nga kanceri.
Gall u shpall fituese e Eurovizionit në vitin 1965 ku përfaqësonte Luksemburgun me këngën “Wax Doll, Rag Doll”, (Poupée de cire, Poupée de son).
Gall më vonë u tërhoq nga skena muzikore pas vdekjes së vajzës së saj, Pauline, nga fibroza kistike në 1997. Ajo më vonë u shfaq në dokumentarin 2007 Tous Pour La Musique për të shënuar 15 vjetorin e vdekjes së Berger. (M.Q/Faxweb)