Dita e sotme dhe e nesërme do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta të motit por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit SOT kanë shënuar maksimalisht 19.9°C në zonat Jugperëndimore; por edhe e hëna dhe e marta, sjellin rritje të lehta të temperaturave si gjatë orëve të mëngjesit ashtu edhe në mesditë.
Kështu pritet që maksimumi në zonat malore të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.
(E.K/FAXWEB)