Aurela Hoxha ka qenë përherë pjesë e thashethemeve sa i përket ndërhyrjeve të mundshme që ajo mund të ketë bërë përmes operacioneve plastike.
Ajo pjesë e emisionit “Shiko Kush LUAN”, në ekipin e Gent Hazizit, e gjatë lojës me përgjigjet e shpejta për të ka pasur shumë pyetje provokuese.
Një ndër to ka qenë edhe nëse ka të dashur apo jo, e pas pak sekondash pauze, ajo është përgjigjur me “po”, por nuk ka dhënë emër.
Një tjetër pyetje të cilës Aurela i është përgjigjur ka qenë se kush është gabimi më i madh që ajo ka bërë me photoshop. “U bëra shumë e bardhë”, u përgjigj ajo.
Po ashtu duke iu përgjigjur me ironi pyetjes përt operacione plastike, Aurela veç buzëve tha se ka bërë edhe gishtat e këmbëve. I kishte fryrë.
(E.K/FAXWEB)