Pas takimit të Brendshëm me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe kreun e Grupit Parlamentar të kësaj partie Petrit Vasilit, Basha sot do të takojë aleatët e tij.
Kreu i Partisë Demokratike pritet të mbledhë sot aleatët në orën 10:00 për të përcaktuar datat e protestave. Mësohet se në takim Basha ka thirrur edhe Kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.
Pas takimit me Kryemadhin mbrëmë Basha zhvilloi një mbledhje me dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani.
Kreu i PD-së ka nisur më herët edhe takimet në struktura në rrethe ku në qendër është diskutimi për pjesmarrje masive në protesta të paralajmëruara nga Basha. Ai ka deklaruar se protestat nuk do të jenë të pakta derisa të rrëzojnë sipas tij qeverinë e korrupsionit të Ramës. (J.V/Faxweb)