Një adoleshent ka përfunduar I plagpsur në spital pas një sherri me thika. Sipas Fax Neës ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo”, në Gjirokastër. Mësohet se shtetasi A.D., njëkohësisht nxënës i kësaj shkolle ka plagosur me thikë në kraharor shtetasin I.F., gjithashtu një nxënës, pas një konflikti.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjirokastër.
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në urgjencën e spilatit Gjirokastër është paraqitur për të marë mjekim shtetasi I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me shtetasin A.D, (nxënës i kësaj shkolle). Shtetasi A.D ka goditur me mjet prerës (thikë) në kraharor shtetasin I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambjentet e Komisariatit.
(F.M/Faxweb)