Një vajzë shqiptare me emrin Ilirjana Tahiraj pushtoi mediat rozë për faktin se modelja e famshme postoi mesazhe nga ku Ilirjana i drejtohej me fjalët më banale.
“Ku**ë e keqe, rraspie, po e shkrryn burrin,”- ishin fjalët e shkruara nga Instagrami I Ilirjana Tahirit.
Angela Martini ka ngelur krejtësisht e shokuar nga këto komente dhe I bëri publik edhe emrin.
“Si mund të flasë një vajzë kështu? Ndjehem e shokuar,”- ka shkruar modelja.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar vajza e akuzuar se ka ofenduar banalisht Angelën, me një postim në profilin e saj në facebook.
“SHOKUESE!
Miq dhe dashamires deshta t’iu njoftoj qe instagrami im eshte hakuar,ku t’njejten kohe edhe kane shfrytezuar INSTAGRAMIN tim me bo ofendime ndaj personave duke filluar nga ANGELA MARTINI e deri tek te afermit e mi,duke shfrytzuar emrin(profilin)tim.E tere ndergjegjia mbetet mbi hakuesin.
ME KEQARDHJE JU KERKOJ FALJE atyre personave qe jane ofenduar nga ato fjalë që fatkeqsisht sjanë të shkruar nga unë.
Ju faleminderit per mirëkuptim”,- shkruan Ilirjana.
(F.M/Faxweb)