Ahmet Prençi, ish-drejtues në Polici ka qenë sot në studion e lajmeve në ‘’Fax Neës” për të folur në lidhje me shkarkimin e Haki Çakos.
Ai u shpreh se nuk ka besim që me drejtuesit e rinj të Policisë do të ketë ndryshime, pasi nuk ka vullnet politikë.
”Që të bëhesh një vegël e politikës ka pasojat e veta. Kjo është minumimi neglizhencë dhe mos kryerje të detyrës. Unë nuk mendoj se me lëvizjet e reja do të ketë një ndryshim të dukshëm pasi dëmi tashmë është bërë.
Policia është e tulatur dhe është e varur nga krimi. Grupet kriminale bëjnë edhe emërimet në drejtoritë e rretheve. Jo se Policët nuk kanë informacion, po çështja është se ata janë të papërkrahur në luftën e tyre. Duhet më shumë sesa një drejtor që ndryshohet, kryesore mbetet ndryshimi i vullnetit politikë.
Nuk ka informacion se kush do të vendoset në vendin e Haki Çakos, po mendoj se kapacitet janë. Nuk do kem besim as te drejtuesi i ri, jo për paaftësinë po për shkak të vullnetit politik të mazhorancës. Ne e kuptojmë planin që ka kryeministri për sigurinë e vendit.
Policia ka pasur dështimet e veta, po ka fituar mbi krimin. Pse këtë vit Policia u angazhua dhe nuk qenë të njëjta përmasat e kanabisimit të vendit?! Kjo ka ndodhur për të ndërprerë përkohësisht mbjelljen. Ne kemi një problem të madh, që gjithë institucionet e shtetit janë provizore, dhe ç’motivim do kenë institucionet për të bërë punën e tyre.
Shpresoj që të sjellin ndryshime lëvizjet në Prokurori. Të paktën një proces penal duhet që të kishte nisur Prokuroria për situatën në të cilën ndodhet vendi. ”, u shpreh Prençi.
(E.K/FAXWEB)