Pas vendimit të marrë nga ana e Aqif Rakipit për të apeluar heqjen e mandatit nga ana e KQZ-së, të njëjtën vendim ka marrë edhe deputeti tjetër Gledion Rehovica.
Avokati i tij, ka bërë kërkesë KQZ-së që t’i japë aktet e dosjes në të cilat u bazua vendimi për heqjen e mandatit.
Avokati i Rehovicës tha se pasi të marrin vendimin e arsyetuar, ata do të bëjnë ankimimin e vendimit të KQZ-së në Gjykatën Administrative.
Gledjon Rehovicës, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Beratin, iu hoq mandati nga KQZ në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post