Shkretëtira më e madhe në botë është mbuluar nga dëbora. Një fenomen shumë i rrallë ky për Sahara-në, ku temperature arrin deri në 50 gradë Celsius.
Rreshjet e borës janë shënuar në rajonin Bechar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Algjerisë, afër kufirit maroken.
“The Indipendent”, shkruan se dëborën në këto zona shkretëtire e ka sjellë një rrymë shumë e ftohtë me prejardhje nga Groenlanda, e cila duke kaluar nga Spanja është shtyrë deri në Algjerinë perëndimore.
Fotot me pamjet spektakolare që kanë ofruar palmat e rënduara nga bora, dhe dunat e mbuluara me mantelin e bardhë kanë bërë xhiron e rrjetit.
(F.M/Faxweb)