Kryeministri Rama nuk është politikani i vetëm që ofendon gazetarët dhe mediat. Të shtunën në Asamblenë e PS-së, Kryeministri përshëndeti gazetarët duke iu thënë: Mirëmëngjes Kazan!
Por duket se Rama ka një konkurrent të fortë për të mundur në garën kundër mediave.
Bëhet fjalë për Kryeministrin tajlandez, Prayuth Chan-ocha në kohën që të gjithë gazetarët prisnin që ai të përgjigjej për gazetarët, ai në vend që të fliste, vuri para tyre një imazh të tij prej kartoni
“Nëse doni që të bëni pyetje për politikën apo konfliktet, pyesni këtë tipin”, deklaroi ai dhe u largua “kartonin”e tij të heshtur.
Ish-gjenerali nuk i ka qejf pyetjet e gazetarëve sidomos për premtimet e pambajtura, prandaj ka gjetur një zgjidhje origjinale për t’i shmangur ato. Faxweb.al ju sjell një episod të sjelljes së Ramës me gazetarët dhe gjestit të homologut të tij tajlandez.
(F.G/Faxweb)
VIDEO: