Egla Harxhi ka deklaruar prej kohësh se fëmija, i cili do të vinte në jetë nga marrëdhënia treshe do të quhej Luçifer.
Emrin ja kishte zgjedhur partnerja e saj, Alesia.
Por shumë persona e kritikuan Eglën lidhur me emrin e zgjedhur.
E ftuar sot në “Top Albania Radio”, ajo ka treguar se djali emrin e ka jo Lucifer, por Luxifer duke shpjeguar edhe kuptimin e këtij emri të veçantë.
Egla është shprehur se emri Luxifer (Lyksifer) është një emër latin dhe do të thotë “lux” që përkthehet dritë ndërsa “fer” mbajtës, pra mbajtësi i dritës.
Më tej modelja e famshme shpjedoi se ka pasur shumë vështirësi gjatë lindjes e cila zgjati 4 ditë.
3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë ndërsa në ditën e 4 kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit dhe këtë ajo e ka quajtur një ogur të mirë për Luxiferin.
(F.M/Faxweb)