Nga policia e Durrësit janë arrestuar dy persona pasi ishin të dënuar me burg nga gjykata. U arrestua Kastritot Vila, banues në Durrës pasi ishte i dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa Erjon Alliaj ca caktuar dënimin me 4 muaj burg për veprat penale” Mashtrimi “dhe” Falsifikim I dokumenteve”.
DETAJE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të dënuar dënuar me 2 vite burg. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve, konkretisht:
• Kastriot Vila 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
•Erjon Alliaj 32 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në ngarkim të shtetasit K.Vila ka caktuar dënimin me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E.Alliaj ca caktuar dënimin me 4 muaj burg për veprat penale” Mashtrimi “dhe” Falsifikim I dokumenteve” parashikuar në nenet Neni 143/1 dhe 186/1 të Kodit Penal. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)