Paskal Milo për “Fax News” ka deklaruar se zgjedhja e ekipit drejtues të Akademisë së Shkencave ka qenë e nxituar. Ai ka theksuar se Akademia e Shkencave duhet të reformohet.
“Në fakt tashmë ka kaluar disa kohë që unë si mjaft punonjës të tjerë të shkencave kemi shfaqur mendime kemi dhënë aleternativa, por kanë kaluar mbi 4 vitet që ne me kontributin tonë dueht të bëjmë ndryshimin. Pra kemi disa vjet që po merremi më këtë çështje. Na ka shqetësuar fakti që vendi jeton në një amulli të plotë. Akademia e Shkencave ka qenë dhe është në një gjendje jo të mirë për shkak të politikave të gabuara të politikanëve të kaluara. Ajo është përdorur për qëllime politike. Por më mirë vonë se kurrë se gjendja në Akademinë e Shkencave është shumë shqetësuese. Problemi është më i gjerë, është problem i fatit të shkencës shqiptare, të ardhmes të shkencës shqiptare, që te ecë drejt bashkimit Europian. Shkenca shqiptare duhet t’u përgjigjet ritmeve eurpiane të zhvillimit. M’u duk i nxituar zgjedhja e ekipit drejtues të Akademisë së Shencave. Mendoj që Akademia e Shencave të vihet të reformohet. Kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që merren sot me reforminin e Akademisë së Shkencave. Duhet të veprohet shpejt ,nuk duhet të bëhen arnime por vetëm ndryshime thelbësore.”, u shpreh Paskal Milo. (J.V/Faxweb)