Kështu është shprehur kryedemokrati Lulzim Basha në një takim të zhvilluar me mbështetës së PD-së në Durrës.
Basha ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në protestën e 27 Janarit është e vetmja rrugë për të rrëzuar Kryeministrin Rama, dhe atë që PD e quan aleancë me krimin.
“Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.” -tha Basha.
Basha tha se Rama duke blerë votën, ka blerë lirinë e qytetarëve për të kërkuar shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, dhe një qeverisje më të mirë.
“Nëse votën e merr me kriminelët, nuk ndjen detyrim me njerëzit e thjeshtë, kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja përse 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritës dhe të ujit. Kjo është arsyeja përse 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot nevojat minimale ushqimore. 39% nuk ngrohin dot shtëpitë. 70% e atyre që ikin janë nga mosha 19 deri 34 vjeç. Nuk e ka fare shqetësim. Shqetësim e ka, si t’i mbrojë kriminelët e vetë.”-u shpreh Basha.
(F.G/Faxweb)