Banorët e pallatit që rrezikon shembjen në qytetin e Gjirokastrës ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për problemin me banesën e tyre.
Gjatë një takimi pasditen e sotme me kryetaren e Bashkisë, Zamira Rami, banorët janë irrituar duke i kujtuar Ramit periudhën kur kërkonte vota në Gjirokastër.
Banorët shprehen se e vetmja përgjigje që kanë marrë nga bashkia ka qenë: Do zgjidhet për 3 ditë.
Fax News raporton nga Gjirokastra se shumica e banorëve janë evakuuar, por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare për banesat e tyre.
Debati mes banorëve dhe kryetares së Bashkisë:
Banori: Mos më thuaj mua “Edhe 3 ditë, edhe 3 ditë“. Më mirë thuaj që nuk bëhet gjë.
Kryetarja : Besoj se isha e qartë
Banorët: Jo, jooo. Nuk ishe e qartë. Dal të flasim ne një minutë.
Kryetarja: Të dashur banorë…
Banori: Zamira, pse mi motra ime? Si Flamur Bimja do bëhesh ti moj motra ime? Si Flamur Bimja do bëhesh ti që hëngri 13 vjet a 12 vjet sa hëngri e s’bëri murin akoma?
Kryetarja: Ne kemi 1000 vende ku mund t’ju akomodojmë provizorisht. Më kuptoni dhe ju mua në këtë pjesë.
Banori: Në rregull je ti motra ime.
Kryetarja: Ju falenderoj shumë
Banor tjetër: Ne na ke në pallat. Nuk na sqarove asgjë…
Banori: Shiko sa bukur na sqaroi…
Oooo ti Kryetare? Ka mundësi? (Kryetarja largohet)
Banori tjetër: Të mori votën, të pordhi mu në shportë ajo, ç’a thua ti. Për 4 vjet se luan as topi atë mo.
(F.G/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=rzZbl1sk3xs&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=r65mw1_RE20&feature=youtu.be