15:15 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Doda: PDIU vagon më vete. Protestat duhet të kishin nisur, reforma nuk u bë që Ulsiu dhe Rama të zgjidhnin njerëzit e drejtësisë

17:26 | 10/01/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doda: PDIU vagon më vete. Protestat duhet të kishin nisur, reforma nuk u bë që Ulsiu dhe Rama të zgjidhnin njerëzit e drejtësisë

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në ‘Fax News’, ka deklaruar se PDIU nuk ështtë shtojcë e aëskujt por vagon më vete. Ajo tha se protestat e opozitës duhet të kishin nisur me kohë, duke shtuar se opozitën e shikon akoma si të dobët.

Doda foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë dhe u shpreh se Rama nuk u kushton rëndësi çështjeve kombëtare. Duke folur për varrezat e ushtarëve grekë, Doda tha se diçka e tillë nuk duhej lejuar pa u bërë dhe varrezat e çamëve të vrarë.

“PDIU parti që lidhet me çështjet e problemeve kombëtare. Rama flet me nderim për pushtuesit. Çështja e çamëve po sfumohet e harrohet.

Ne kemi thënë që nuk mund të ketë varreza tjera nëse s’ka për varrezat e çamëve të vrarë”, tha ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Doda, tha gjithashtu se Shqipëria nuk është gati për në BE, por theksoi se realiteti i vendit nuk ndryshohet duke ikur Rama dhe duke ardhur Basha, ndërsa aksionet e opozitës i quajti kaotike.

“Nuk është një qeveri reale dhe shqiptarët po e ndjejnë. Kemi një opozitë që thuhet se është në organizim, por aksionet e saj janë kaotike. Realitet e këtij vendi nuk ndryshohet duke ikur Rama e duke ardhur Basha”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi, Doda tha se nuk dihen arsyet, por duhet pritur vendimi i gjykatës.

Mesila Doda foli edhe për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku, dhe tha se zgjedhja e saj duhej të bëhej ashtu siç kishin rënë dakord të gjithë, dhe jo në mënyrën si u zgjodh. Sipas saj reforma në drejtësi ishte tepër e nevojshme dhe ajo e kishte mbështetur, por jo që njerzit e drejtësisë ti zgjidhte Rama.

“Janë hilet e zakonshme të politikës, nuk e them për zonjën Marku, por ka një cështje formale në mes, kemi votuar ndryshimin e kushtetutes, respekto atë që kemi rënë dakord bashkë, nuk është normale që të gjenden mjete ekstra ligjore për ta zgjedhur. Ajo që ka ndodhur në prlament, është fundi i një demokracie, që deputeti të dhunohet. Opozitën e shoh në pozita shumë të dobëta dhe të përgjumët.

Nuk është dicka që ne e ndryshuam drejtësinë që Ulsiu dhe Rama të zgjidhnin njerëzit e drejtësinë, reforma në drejtësi nuk u bë për këtë”, tha Doda. (B.H/Faxweb)

Etiketa: mesila doda
Pas

Shkarkimet e dy prokurorëve, reagon deputeti i PS-së: Si s’kanë turp që dalin në kamera duke folë broçkulla ?!

Para

Një tjetër anëtar i Vetëvendosjes jep dorëheqje, tregon si filloi përçarja

Para
Një tjetër anëtar i Vetëvendosjes jep dorëheqje, tregon si filloi përçarja

Një tjetër anëtar i Vetëvendosjes jep dorëheqje, tregon si filloi përçarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakstrës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.