Rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet që kanë ndodhur në Qarkun e Santa Barbara, në Kaliforni, kanë lënë të paktën 15 të vdekur dhe 200 të plagosur.
Shirat e rënda që filluan të hënën krijuan lumenjë baltë dhe mbeturina që shkonin nga kodrat e Santa Barbara County, duke shkatërruar shtëpitë në komunitetin bregdetar të Montecito një javë pas zjarreve në zonë.
Të mërkurën në mëngjes, 300 vetë u bllokuan si pasojë e grumbullimit të mbeturinave të bllokuara nga zona e Kanionit të Romero të Montecitos.
Ndërkohë rrugët kryesore janë mbyllur dhe policia ka pohuar se pamjet i ngjanin një fushë beteje të Luftës së Parë Botërore. Shumë prej tyre janë në pritje, duke pritur lajme për të zhdukurit.
(M.Q/Faxweb)