Në lidhje me protestën e opozitës që pritet të mbahet në 27 Janar, ka pasur reagime të shumta.
Sa për datën në dukje të largët që ajo do të mbahet, dhe sa për kauzën teknike, të zgjedhjes së kryeprokurores. Të paktën deri më tani kjo është artikuluar.
Në raport me këtë zhvillim ka pasur komentin e saj dhe Endira Bushati, pjesë e PD-së.
Ajo thotë se ndaj Ramës nuk duhet të protestohet si ndaj një kryeministri të zakonshëm, po duhet gjykuar nga ana e turmës dhe zemërimit popullor.
“Në fakt, ndaj Ramës, nuk duhet protestuar siç protestohet normal ndaj një kryeministri…
Rama duhet “gjykuar” nga Turma Popullore si kreu i organizatës kriminale që sot qeveris vendin…
Por, Turma Popullore nuk ka nevojë për 20 ditë kohë për t’u mbledhur, për mbledhje organizatash partie, strukturash e seksionesh, planifikim autobuzësh e furgonësh….etj….
Turmës Popullore i mjafton 1 ditë….kur dëgjon Zërin e Moralit dhe ndjen Shpresën e Besimit….”, shkruan Bushati në reagimin e saj.
(E.K/FAXWEB)