Deputetja e Kosovës Dude Balje së fundi ka folur për veshjet e saj provokuese në Parlament. ” Unë vesh gjithmonë diçka normale. Edhe deputetët e Kosovës kemi kodin e veshjes brenda parlamentit, unë respektoj kodin. Por unë jamë një prej deputeteve më simpatike për median. Unë jam gjithmonë në media, më bëjnë gjithmonë lajm. Unë punoj një punë shumë serioze dhe jam shumë e suksesshme se kam mandatin e tretë tani. Është nga rezultati i punës time. Duhet të përcaktohen linjat nga provokuese në elegante. Nëse je e bukur mund të jesh dhe më shumë produktive, pozitive dhe mund të bësh më shumë”, është shprehur deputetja kosovare.
Teksa kjo flet në videon e mëposhtme gjatë emisionit “Top Show” nuk duhet humbur reagimi i deputetes demokrate, Grida Dumës. Ajo çuditet nga kjo që dëgjon edhe mezi mban të qeshurrën. Për të tepër shikoni videon e mëposhtme. (J.V/Faxweb)