02:27 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tanja Fajon: BE të mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor

23:39 | 11/01/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tanja Fajon: BE të mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor

Deputetja e BE-së, Tanja Fajon thotë se BE duhet të mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor, pasi ata mund të shkojnë gjetiu.

Fajon ka një paralajmërim se vendet e Ballkanit Perendimor që shpresojnë të bashkohen me bllokun mund të humbasin durimin, ndërsa Bullgaria merr presidencën e radhës së Këshillit të BE-së.

Sofja e ka bërë të qartë se një nga prioritet kyçe të presidencës së saj është rigjallërimi i ofertave për anëtarësi.

“Në qoftë se udhëheqësit e BE-së nuk do të jenë të vetëdijshëm për atë që është në rrezik dhe nuk mbajnë premtimin për zgjerimin,  atëherë shumë shpejt mund të humbasim rajonin që mund të bjerë në paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ne shohim gjithashtu diku nacionalizëm në rritje dhe diku humbje të brezit të ri”, deklaroi Fajon.

Komisioni Evropian do të publikojë muajin e ardhshëm një strategji, që pritet të sigurojë themelet bazë për Serbinë dhe Malin e Zi për t’u bërë vendet e para kandidate në BE.

“Ne duhet t’i mundësojmë këtij rajoni një jetë më të mirë, të krijojmë perspektiva për të rinjtë, të hapim kufijtë dhe të jetojmë si fqinjë të mirë. Kjo lidhet me mënyrën se si ne duhet të rrisim besueshmërinë tonë jo vetëm brenda rajonit dhe Evropës por kudo në botë”, theksoi ajo.

Krerët e shtetit dhe të qeverisë do të jenë në Sofje për një samit joformal mbi Ballkanin Perëndimor në maj, pasi Bullgaria duket se kërkon të lërë gjurmë në zgjerimin e BE-së.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Tanja Fajon
Pas

“Kryeministra që na krahasonin me Gjermaninë!”, Berisha reagon ndaj Luarasit: Papagalle numër 3 e qeverisë

Para

“Të lutem babi më bëj sushi, e di që do thuash jo, por unë të lutem thuaj po”, ja si e bindi i biri aktorin

Para
“Të lutem babi më bëj sushi, e di që do thuash jo, por unë të lutem thuaj po”, ja si e bindi i biri aktorin

“Të lutem babi më bëj sushi, e di që do thuash jo, por unë të lutem thuaj po”, ja si e bindi i biri aktorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.