Prindërit e vajzës 17-vjeçare, me inicialet E.T. që i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb një gjoks janë rrëfyer për tmerrin që kanë kaluar. Ata jane tmerruar kur kanë parë vajzën e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.
“Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje.
Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë, shkruan “Panorama”. (J.V/Faxweb)