14:51 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Website i njohur i turizmit: Largimi i “Sheraton Tirana” erdhi nga korrupsioni i qeverisë Rama

14:52 | 12/01/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Website i njohur i turizmit: Largimi i “Sheraton Tirana” erdhi nga korrupsioni i qeverisë Rama

Largimi i rrjetit të hoteleve “Sheraton” nga vendi jonë është cilësuar si një gozhdë në turimin shqiptar nga website i njohur i agro-turizimit “Argophilia”.

Në një shkrim të publikuar së fundmi theksohet se kjo është një goditje për turizimin shqiptar. 

“Sheraton Tirana”  ngul një tjetër gozhdë në arkivolin e turzmit shqiptar.

Lajmi për një tjeter gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar është dhënë nga “Marriott International” pronar i brandit të hoteleve Sheraton, që nga 31 dhjetori i 2017 nuk do të menaxhoje më pronën e “Sheraton Tirana.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, arsyet e largimit të Sheraton lidhen me vështirësitë financiare që po përballon pronari i MAK-Albania vitet e fundit.”, thuhet në shkrim. 

Më tej theksohet se edhe pse Shqipëria konsiderohet  një nga vendet që ka poetencialin më të madh për rritjen e turizmit, vazhdon të rrënohet nga korrupsioni dhe biznesi i keq.

“Lajmet se reforma në drejtësi në Shqipëri është në tymnajë, lajmet për tregtinë e kanabisit, akuzat për intimidimin dhe dhunimin e gazetarëve janë një listë e shkurtër e problemeve të tmerrshme për Tiranën.

Ndërkohë, Marriot po shpëtonte një bilanc pa shkëlqim të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të tërhequr më shumë brande, nuk ndryshon asgjë pikëpamjet mbi turizmin e vendit. Sipas lajmeve, Shoqata Shqiptare e Operatoreve Turistike dhe Agjensive Turistike,  largimin i Sheratonit është për shkak të qeverisë Rama.

Sektori i turizmit në Shqipëri vazhdon të operojë pa rregulla të qarta dhe standarte, ndërsa informaliteti është në nivele të larta, shkruhet në njoftimin e Shoqatës në faqen e Facebook.”, shkruhet në të. 

SHKRIMI I PLOTË:

“Sheraton Tirana” ngul një tjetër gozhdë në arkivolin e turzmit shqiptar. Lajmi për një tjeter gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar është dhënë nga “Marriott International” pronar i brandit të hoteleve Sheraton, që nga 31 dhjetori i 2017 nuk do të menaxhoje më pronën e “Sheraton Tirana”.

Një nga vendet që Agrofilia (Agrophilia) theksoi që ka poetencialin më të madh për rritjen e turizmit, vazhdon të rrënohet nga korrupsioni dhe biznesi i keq. Në fund të vitit që shkoi, 10 zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë  nga zyra e regjistrimit të pasurive, u arrestuan pasi policia shqiptare zbuloi një mashtrim për të përvetesuar toka në pronësi publike.

Mashtrimi me rrëmbimin e tokave është vetëm një nga fatkeqësitë e reputacionit të Shqipërisë kohët e fundit. Qeveria e Edi Rames ka luftuar vitet e fundit që të ngrejë jo vetëm turizmin, por gjithë biznesin. Kryeminisri shqiptar zbuloi një plan ambicioz për të krijuar një kompani të re ajërore kombëtare, me ndihmën e “Turkish Airlines” rreth 1 vit më parë, por deri tani asgjë nuk është bërë për filialin e përfolur “Air Albania-Turkish Airlines”.

Lajmet se reforma në drejtësi në Shqipëri është në tymnajë, lajmet për tregtinë e kanabisit,  akuzat për intimidimin dhe dhunimin e gazetarëve janë një listë e shkurtër e problemeve të tmerrshme për Tiranën. Ndërkohë, Marriot po shpëtonte një bilanc pa shkëlqim të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të tërhequr më shumë brande, nuk ndryshon asgjë pikëpamjet mbi turizmin e vendit. Sipas lajmeve, Shoqata Shqiptare e Operatoreve Turistike dhe Agjensive Turistike,  largimin i Shetratoni  është për shkak të qeverisë Rama.

Sektori i turizmit në Shqipëri vazhdon të operojë pa rregulla të qarta dhe standarte, ndërsa informaliteti është në nivele të larta, shkruhet në njoftimin e Shoqatës në faqen e Facebook.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, arsyet e largimit të Sheraton lidhen me vështirësitë financiare që po përballon pronari i MAK-Albania vitet e fundit. MAK-Albania është një filial i grupit më bazë në Kuvajt MA AL-Kharafi & Sons Ë.L.L. Hotel “Sheraton Tirana” ishte hoteli i parë me 5 yje që u prezantua në kryeqytetin shqiptar, që punonte nën brandin e Sheratonit që kur u ndërtua në 2013.

Një anë pozitive, Hilton ka thënë më parë se do të hapë hotelin e tij të parë në Shqipëri në Verën e 2018. Shqiptarët kishin shpresa të mëdha tek Edi Ramna kur ai u zgjodh në 2013. Shqipëria, një nga vendet me natyrë më të bukur në Adriatik, mund të shndërrohej në Mekën e turizmit dhe biznesit të ri. Por mali që duhet të ngjiste administrata e Ramës, duhet të ishte tepër i rrëpirtë, socializmi nuk dukej sikur mund të funksiononte në tokën e Ilirëve të vjetër. Shqiptarët janë akoma ndër më të varfërit në europë, duke fituar vetëm dicka më shumë se 300 euro në muaj. (J.V/Faxweb)

Etiketa: biznessheraton
Pas

Protesta e 27 Janarit, Luan Rama: Kundër krimit shtetëror dhe kundër varfërisë

Para

Për të katërtin vit rradhazi, Guardiola shpallet trajneri i muajit

Para
Guardiola shpërthen kundër ndeshjeve për festa: Shkatërrim i futbollistëve

Për të katërtin vit rradhazi, Guardiola shpallet trajneri i muajit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Akuza dhe debate mes partive, gjithçka dështon në kuvend, Kurti hyn nga dera e pasme

Ekspertët amerikanë ngrenë alarmin pas sulmit me dronë të Ukrainës

SHBA rikthen të deportuarin nga El Salvadori, pritet përballja e tij me akuzat federale! Trump: Djalë i keq

FOTO/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.