Ditën e hënën do të zhvillohet seanca e parë plenare. Kuvendi ka bërë publike rendin e ditës së seancës së parë parlamentare për vitin 2018.
Sipas urdhrit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
- Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.
- Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017
- Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend
- Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt
- ( votim me shumicë të thjeshtë)
- Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (votim me shumicë të thjeshtë)
- Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (J.V/Faxweb)