19:51 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapen aplikimet për gradën ‘Drejtues i Parë’, pritet zëvendësi i Haki Çakos

10:06 | 13/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’ka në botë si policia jonë, e detajshme për lajme ordinere, por e paqartë për mënyrën si u ndryshua drejtori i saj”

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të caktuar në detyrë, Rebani Jaupi, kanë nisur aplikimet për të fituar gradën “Drejtues i Parë”, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjes së kreut të Policisë së Shtetit. Në urdhër specifikohet se janë vetëm 5 vende të lira për gradën e lartë të Policisë dhe konkursi do të zhvillohet në Akademinë e Sigurisë. Nisur nga këto rrethana, mesa duket, kreu i Policisë së Shtetit do të zgjidhet mes atyre që nuk e kanë momentalisht gradën “Drejtues i Parë”, por mund ta fitojnë në konkursin që do të zhvillohet brenda muajit janar.

Ndonëse edhe drejtori i komanduar, Rebai Jaupi, i plotëson të gjitha kriteret për t’u emëruar përfundimisht në këtë detyrë, duket se hapja e konkursit bëhet për të zgjedhur një tjetër oficer të lartë Policie si pasues të Haki Çakos, i cili mbante gradën “Drejtues Madhor”. Në urdhrin e firmosur nga Rebani Japupi, specifikohet se janë 5 vende të lira pune, që korrespondojnë me gradën “Drejtues i Parë”, një ndër të cilët është posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Zhvillimi i konkursit për gradën e lartë policore pritet të bëhet së shpejti në Akademinë e Sigurisë. Urdhri i Rebani Jaupit parashikon që aplikantët të dorëzojnë dokumentacionin deri më 16 janar dhe më pas, Akademia e Sigurisë të zhvillojë procesin e konkurrimit, që do të thotë se gradat do të jepen në një afat kohor brenda 2 javësh. “Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike, korresponduese të gradës “Drejtues i Parë” dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri e transparencë të kandidatëve më të mirë për marrjen e gradës, urdhëroj: Hapjen e procesit të konkurrimit për fitimin e gradës policore ‘Drejtues i Parë’; Faza e aplikimeve për konkurrim të fillojë më datë 11 janar 2018 dhe të përfundojë më 16 janar 2018; Numri i funksioneve të lira organike të shpallura për konkurrim, korresponduese të gradës policore ‘Drejtues i Parë’, është 5; Punonjësi i Policisë që plotëson kritere ka të drejtë të aplikojë për të marrë pjesë në konkurrim për fitimin e gradës pasardhëse ‘Drejtues i Parë’”, thuhet në urdhrin e firmosur nga drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi.

Ende nuk dihet se kush mund të jetë zëvëendësuesi i Hako Çakos  por emrat e përfolur deri më tani janë  Altin Qato, Sokol Bixhga e të tjerë. (J.V.Faxweb)

 

Pas

Lidhjet e paligjshme të ujit, Rama i prerë nga Lezha: Nga 1 shkurti do të ketë penalizime

Para

Ia vodhi paratë me pistoletë lodër të moshuarit në Durrës, arrestohet autori

Para
Iu grabitin eurot dhe celularin, dy turistët nga austria kallzim në polici

Ia vodhi paratë me pistoletë lodër të moshuarit në Durrës, arrestohet autori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

Vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi shpërthen për të dytën ditë radhazi

Një përpjekje e re për të arritur një pakt për ndotjen nga plastika

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.