Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit që po bëhen në FSHF, tani që janë hedhur kandidaturat për President.
Vasili i referohet kandidaturës së Bashkim Finos kur shprehet se Edi Rama po u rrëmben edhe futbollin shqiptarëve.
“Ky Edi Rama do te behet edhe President i i Federates Shqiptare te Futbollit.
Edi Rama do qe t’ju rrembeje edhe futbollin shqiptareve, te vetmin gezim qe ju ka mbetur atyre.
Ashtu si perbindeshat gjakatare politike te Afrikes se Zeze, qe ishin edhe presidente edhe kryeministra edhe kryetare parlamentesh edhe presidente te Futbollit ashtu edhe Edi Rama do qe te gllaberoje edhe futbollin.
Dite me te zeze fubolli shqiptar nuk ka pare, qe nga dita e pare qe ne Shqiperi luhet futboll.
Edi Rama do qe ta izoloje dhe ta mbyse futbollin shqiptar vetem sepse nuk eshte ne duart e tij.
Shqiperia e sukseseve me te medha aktuale historike ne futboll eshte me e rrezikuar se kurre
Statuti i FIFAS eshte i qarte dhe i kristalte.
Lexojeni dhe kuptojeni se cfare e pret Shqiperine ne futboll pas rrembimit te federates nga Kryeministri i trafiqeve.
“Political neutrality and prevention of any form of government interference
FIFA’s general principles of political neutrality and the prevention of any form of government
interference and, in particular, the obligation imposed by art. 14 of the FIFA Code of Ethics
on FIFA,”- shkruan Vasili.
(F.M/Faxweb)