14:13 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

HIJE DYSHIMI/ Artur Zheji: Edi Rama bleu Lulzim Bashën me 13 milionë eurot e pallatit

08:35 | 14/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
HIJE DYSHIMI/ Artur Zheji: Edi Rama bleu Lulzim Bashën me 13 milionë eurot e pallatit

Gazetari Artur Zheji ka hedhur dyshime të forta në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për Pallatin në pronësi të Lulzim Bashës në Vlorë.

Ai thotë mes të tjerave se kjo mund të jetë një formë me të cilën Edi Rama ka korruptuar kundërshtarin e tij në opozitë Lulzim Basha.

SHKRIMI I PLOTË I ZHEJIT: 

Nuk ishte një shtëpi, nuk ishte as edhe një vilë, por një pallat lluksoz ngritur në vendin e gabuar, në pronësi të familjes Basha.

Rama sapo erdhi kryeministër e hodhi në erë, me tritolreformën në vijën bregdetare të Vlorës, ku në atë atë tritolreformë bëri sigurisht mirë.

Në studion e Fevziut, Erinda Ballanca, ish avokatja e atyre që kishin blerë apartamentet në atë pallat famëkeq, që dukej në të vërtetë si avokatja e familjes Basha, sot Avokatja e popullit, më kujtohet se ishte shumë energjike në debatet për të drejtat e pronarëve.

Gjithësesi, Qeveria që e prishi, sepse ishte me leje nga kryebashkiaku socialist i Vlorës Shpëtim Gjika, i cili pësoi jo pak ndëshkime për flirtet me Bashën dhe Berishën, para vitit 2013, e vlerësoi diku te 11 milion euro dëmshpërblimin.

Ndërsa në Strasburg, falë edhe shkathësisë se Balancës, por edhe bashkëpunimit të plotë të qeverisë Rama, dëmshpërblimi u ngjit në mbi 13 milion euro, që do të ti kalojnë familjes Basha, nga taksat tona, sepse në fund të fundit paguajmë gjithmonë ne, edhe kur fryhet kryeministri edhe kur çfryhet Opozita.

I gjithë ky transaksion financiar i majmë, bëhet sot në sy të të gjithëve dhe në prag të protestës së Opozitës, duke sjellë sigurisht një trishtim të madh, sepse ndjejnë me dhimbje e deri në kockë aromën e thartuar të biznes-politike shqiptare.

Rama, në strategjinë e vet të pushtetmbajtjes, është bërë tashmë një mjeshtër i madh, në korruptimin e shpirtrave njerëzorë dhe në korruptimin e kundërshtarëve të tij politikë në rradhë të parë. Në këtë grackë, duket se ka rënë edhe Basha dhe jo vetëm kësaj rradhe.

Sepse tundimi është i madh dhe sepse shpresa që ky popull, është kështu si është, të gjithë aktorët politikë mendojnë shumë dukshëm për xhepin e fryrë të ekonomisë së tyre familjare.

Prandaj edhe demokratët janë më së shumti të trishtuar, sepse kryeminstri “armik” u nxorri dukshëm transaksionin shumë milionësh dhe do ta paguajë këtë 13 milionësh në euro, me qejf të madh dhe me jehonë të madhe, duke e shndrruar në një katastrofë të re elektorale për kundërshtarin politik.

Janë të trishtuar kundërshtarët demokratë të Ramës, sepse nuk shohin ndonjë epërsi morale të liderit të tyre dhe sepse nuk kuptojnë dot, se si u bë kaq e pasur familja e liderit të tyre, e panjohur më parë si një familje e fortë dhe e madhe biznesi. 
Vërtet do të ketë një protestë të ligjshme në 27 janar, dhe duhet të jetë një protestë energjike, por duket se të varfërit janë të lodhur së protestuari për shefat e tyre, që janë të pasur dhe bëhen edhe më të pasur ditë pas dite.

Sepse protestuesve demokratë, përjashtur çunakët e papunë, do tu duhet të kapërdijnë faktin që përpara apo pas protestës, nga zyrat e qeverisë shqiptare kundër së cilës ata do të protestojnë, do të derdhen plot 13 milionë euro në llogaritë bankare të familjarëve të liderit të tyre.

Është ky fillimi i fundit të Partisë Demokratike? Apo në të vërtetë kemi të bëjmë vetëm me aktin e fundit të rënis së plotë në dekadencë të klasës politike shqiptare?

 

Pas

Si u gjobit gazetarja e TVSH-së pse përmendi Olsi Ramën, REAGIMET që pasuan

Para

Ulen ndjeshëm temperaturat, si pritet të jetë moti sot

Para
PARASHIKIMI I MOTIT. 07/11/2017

Ulen ndjeshëm temperaturat, si pritet të jetë moti sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive në disa bashki, mbi 65 hektarë tokë të djegur

“Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”, Rama: Do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

Berisha akuzon qeverinë për sulm të qëllimshëm ndaj Bankers Petroleum: “Lubia i ka vënë syrin kompanisë”

Meta një përgjigje për “Zeqinenë” e SPAK-ut

Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë ligj të vendit

Masa kundër vapës: Greqia ndalon punën fizike jashtë në oraret më të nxehta

Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini, sekuestrimet u urdhëruan nga prokuroria italiane, jo nga SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.