18:06 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lul, vjehrri ka pallatin, jo opozitën

08:48 | 14/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çdo çast të ditës unë e kisha në zemër, mësoja shumë se doja të shihte se isha i mençur”

Nga Agim Xhafka

U bënë disa ditë që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg kapi me presh në dorë Edi Ramën. E quajti fajtor qeverinë e tij në zullumin pér prishjen e një ndértimi në Vlorë në vitin 2013.

E mbajmë mend se si u shfaqën papritur atje dhjetra policë,plot makineri,shumë tritol e xhenierë që po demonstronin një arrogancë kozmike ndërkohë që banoret mbanin në duar hipotekën e apartamenteve dhe pallati i kishte vulat dhe firmat nga gjithë institucionet siç i përcakton ligji.

Por banditi në krye të qeverisë nuk sprapsej dhe plot institucione të shtetit u bënë vegla të tij duke shfaqur egërsi të paparë e arrogancë mllefi. E ndërsa televizionet jepnin rënien bythëpërpjetë të ndërtesës,qeveria organizoi një farsë me një vendim për kompesim.

Pra u pranua se ato ishin apartamente të ligjshme. Veçse nga zelli i madh iu dha pérparësi fodullëkut të Edi Ramës se sa radhës ligjore në këto raste. Ku duhej kryer më parë njoftimi,të publikohej plani i asaj që do ndërtohej mbi ate truall,të caktohej shifra e dëmit, të lihej kohë për ankimim,të xhiroheshin paratë e pastaj mund të vihej tritoli. Por kryeministri e kishte me ngut.

Nuk priti sa të kalonin afatet,e donte fëmijën tani,sapo të kryente aktin seksual. Ndaj i doli “i vdekur”,me shkelje të ligjit dhe me një gjobë plot 13 milionë euro. As skuqet e as zverdhet birboja i gjatë se ato para brenda tre muajve do dalin nga thesi i buxhetit,nga taksat e shqiptarëve,të cilët po marrin rrugët se nuk po u del as kafshata e gojës. Në tv e gazeta u duk një lajmërim i thatë e po pritet që heshtja të jetë qefini i kësaj ngjarjeje të kobëshme.

Çudia është që po rri me sy mbyllur e gojë të vulosur dhe opozita. Një shkelje kaq e rëndë është një kauzë kaq e madhe sa mund të rrëzojë dhe tre qeveri. Por ja që opozita e ka vuvosur. E nuk ka fare çudi në këtë heshtje. Pallati i shembur,ka pronar vjehrrin e kryetarit të opozitës.

Pra ai,vjehrri do marrë plot 13 milionë euro nga veprimi kriminal i kryeministrit. Një pasuri e tërë që as nga ndonjë llotari franceze nuk ke shanc ta kapësh,jo më nga shqiptare që je fatlum po more 100 mijë euro.

Ndaj opozita hesht. Se mund t’i perflitet vjehrri. Mbase e pyesin se ku i gjeti ai kapitalet për gjithë atë pallat,si e mori lejen,si e shtriu ndërtimin në det,a i qëndroi rregullave apo shtoi kate,si ishte cilësia e çimentos,po studim kunder tërmeteve a pati? E që mos japë pérgjigje për gjithë këto hamendje popullore ka gjetur rriugën më të qetë,amnistim të tritolit në atë pallat. Sipas motos mishi të piqet helli mos digjet. Të kemi vjehrrin shëndoshë.

Lul,vjehrrin tani e  ke shëndoshë dhe të pasur. Me aq para mund të bëjë pesë pallate. Por ti je në krye të opozitës për të pasuruar popullin,për të qënë avokat i interesave të tij. Qeveria me vendim gjyqi u shpall shkelëse e të drejtave të njeriut. Ajo dhunoi pronën,pra nenin një të kushtetutës.

E ke me shkresë me vulë e firmë. Ndaj quaje veten sikur nuk ke vjehërr e priju qytetarëve kundër një rregjimi që pa ligj hedh në erë pronën private. Rrëzo ata që me tritol shembin pasuritë ligjore të shqiptarëve.

Detyro që gjobën ta paguajë Rama nga xhepi i vet,bashkë me INUK,me polici e me ushtri. T’u sekuestrohen atyre pronat e llogaritë deri sa të bëhet shifra 13 milionë euro.E ke detyrë numër një këtë. Mos u tërhiq nga që mllefi i Ramës pasuroi familjen tënde. Se nesér do të të ndodhë si tek ai filmi me mullirin. Kur atje brenda ishin gjermanët,dikush propozoi:

-Ta djegim mullirin me gjithë gjermanë!

Por u dëgjua fort djali i mullixhiut:                 

-Joooo,se kam babin brenda!

Lul,vjehrri ka pallatin. Ti ke opozitën. Mos e pasuro vjehrrin dhe me ndërtesën e SHQUP-it! Lëviz se ke erën në favor…/Syri.net 

Etiketa: agim xhafkalulzim basha
Pas

Ulen ndjeshëm temperaturat, si pritet të jetë moti sot

Para

”Edhe akullore, edhe çokollatë”, sa ka ndryshuar aktorja e njohur

Para
”Edhe akullore, edhe çokollatë”, sa ka ndryshuar aktorja e njohur

''Edhe akullore, edhe çokollatë", sa ka ndryshuar aktorja e njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.